ALMA’S STILE është një atelie artizanale me seli në Tiranë, e specializuar në punime qëndisjeje, grep, intreccio (thurje) dhe realizimin e aksesorëve të punuar me makinë qepëse.
Me një ekip prej rreth 20 profesionistësh, ndërthurim përvojën, përkushtimin dhe mjeshtërinë artizanale për të realizuar produkte dhe elemente dekorative me standarde të larta cilësie.
Specialiteti ynë përfshin prodhimin dhe përpunimin e çantave, shapkave, këpucëve, fjongove dhe aksesorëve të ndryshëm artizanalë, si produkte të përfunduara ose si elemente të veçanta për procese të mëtejshme prodhimi.
Ne bashkëpunojmë me biznese dhe partnerë që kërkojnë zgjidhje të personalizuara, fleksibilitet në prodhim dhe kujdes të veçantë ndaj detajeve.
Na kontaktoni me modelin, specifikimet teknike dhe fazën e prodhimit që dëshironi të realizojmë, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe projektin tuaj konkret.
- Rreth 20 profesionistë · Tiranë, Shqipëri
- Certifikuar ISO 9001:2015





